Takimi përfundimtar i projektit ECO-FISH u organizua online

Në kuadër të Projektit ECO-FISH  “Gjurmë ekologjike në bujqësinë detare ndër-kufitare në Sagiada (Greqi) dhe në jug të Shqipërisë”, Dhoma e Thesprotisë organizoi online takimin përfundimtar të menaxhimit të enjten 20/05/2021. Morën pjesë përfaqësues të të gjithë përfituesve të projektit (Universiteti i Janinës – Departamenti i Bujqësisë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Qarkut Vlorë, SEEP Albania).

Takimi vazhdoi sipas rendit të ditës dhe u përqendrua në çështjet që lidhen me procedurat për finalizimin e Projektit, si në aspektin e objektit fizik dhe financiar. Duke marrë parasysh që finalizimi i projektit po shkon drejt fundit të tij (31/05/2021), partnerët ranë dakord që objektivat e projektit janë përmbushur përmes zbatimit të rezultateve të tij dhe ata u zotuan të ndërmarrin veprime të synuara për qëndrueshmërinë e rezultateve të tij, edhe pas përfundimit të projektit, duke kërkuar më tej kapitalizimin e tyre përmes një bashkëpunimi në të ardhmen.

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020″ dhe është bashkëfinancuar nga Unioni Europian dhe Fondet Kombëtare të vendeve pjesëmarrëse”

top