Zbatimi i veprimit “Shkolla Verore për Palët e Interesuara në Zonën Shqiptare” për Projektin ECO-FISH

Ju informojmë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Rajonit të Vlorës, PB3 në
Projektin ECO-FISH “Gjurmë ekologjike në zonën detare ndërkufitare në Sagiada
(Greqi) dhe Shqipërinë jugore” ka organizuar dy (2) Shkolla Verore në kuadër të
Deliverable e 5.3.1 “Shkolla Verore për Palët e Interesuara në Zonën Shqiptare”, e
cila synonte të rriste ndërgjegjësimin për çështjet që lidhen me sistemet detare të
akuakulturës dhe qëndrueshmërinë e tyre. Më konkretisht, zbatimi i shkollave verore
synonte që profesionistët në sektorin e akuakulturës të fitonin njohuri që do t’i
ndihmojë ata në përmirësimin e prodhimit të tyre.

Temat që u prezantuan gjatë shkollave verore përfshijnë prezantimin e sektorit të
kultivimit të peshkut, legjislacionin e akuakulturës, çështjet mjedisore dhe vlerësimin
e ndikimit në mjedis (VNM) në kultivimin e peshkut te detit dhe zbatimin e metodës
LCA në akuakulturë dhe opsionet e menaxhimit.

Shkollat verore u zhvilluan në 28, 29, 30 Korrik 2020 në të dy seancat, me 25
pjesëmarrës secila.

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuader të programit të bashkëpunimit
ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” dhe është bashkëfinancuar
nga Unioni European dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse”

Shkarko

top