Zbatimi i veprimit “Organizimi i vizitave në fermat e peshkut në Shqipëri” për Projektin ECO-FISH

Ju informojmë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Rajonit të Vlorës, PB3 në
Projektin ECO-FISH “Gjurmë ekologjike në zonën detare ndërkufitare në Sagiada
(Greqi) dhe Shqipërinë jugore” ka organizuar Vizitë në fermat e peshkut në kuadër të
Deliverable e 5.3.2 “Organizimi i vizitave në fermat e peshkut në Shqipëri”.

Vizita në fermën e peshkut të kompanisë Alb Adriatico u zhvillua në 1 Gusht 2020.
Në të morën pjesë 30 pjesëmarrës dhe u ofruan informacione profesionale dhe të
specializuara në tema të ndryshme biznesi që përfshinin: procesin e prodhimit dhe
çështjet e lidhura me mjedisin, perspektivat e zhvillimit dhe problemet e shfaqura të
fermave të peshkut, çështjet e konkurrencës, promovimit dhe reklamimit të
produkteve dhe shërbimeve, ndryshimet institucionale dhe strukturore të kërkuara,
prezantimi i strukturës dhe funksionimit, si dhe burimet njerëzore dhe perspektivat e
përmirësimit.

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuader të programit të bashkëpunimit
ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” dhe është bashkëfinancuar
nga Unioni European dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse”

Shkarko

top