Takimi i dyte i projektit ECO-FISH

Në kuadër të projektit ECO-FISH “Gjurmë ekologjike në zonën detare ndërkufitare në Sagiada (Greqi) dhe Shqipërinë jugore” ditën e merkure dhe diten e enjte  më datë   17-18/07/2019, u organizua takimi i dyte i menaxhimit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Qarku Vlorë, në bashkëpunim me te gjithe partnerët e projektit Universiteti i Janines, Dhoma e Thesprotise, SEEP Albania dhe Raf Fondacion.

Eventi u mbajt në ambientet e Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Qarkut Vlore koordinuar nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë, Z. Arben Breshani.

Takimi vazhdoi sipas axhendes. Nje prezantim i shkurter se cfare eshte bere deri me tani u be nga cdo partner. Fokusi i takimit ishte permbledhja e cfare eshte bere deri me tani per projektin Eco-Fish, cfare do te behet ne te ardhmen dhe problemet dhe veshtiresite qe hasim gjate implementimit te tij.

 

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuader të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” dhe ështv bashkëfinancuar nga Unioni European dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse” 

 

top