Prezantimi i projektit ECO-FISH /Info Day

Prezantimi i projektit ECO-FISH /Info Day

Në kuadër të projektit ECO-FISH “Gjurmë ekologjike në zonën detare ndërkufitare në Sagiada (Greqi) dhe Shqipërinë jugore”ditën e premte më datë 22/02/2019 ora 11:00, u  organizua eventi lokal / Ditë Informuese (InfoDay), nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë
Qarku Vlorë, në bashkëpunim me partnerët e projektit SEEP Albania dhe Raf Fondacion,
institucioneve të Qarkut, shoqatava të mjedisit dhe shumë prej sipërmarrjeve të qarkut që
veprojnë në fushën e akuakulturës.

Eventi u mbajt në qytetin e Orikumit koordinuar nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë,Z. Arben Breshani, i cili falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe prezantoi projektin duke uruar dhe suksesin e tij.

Menaxheri i projektit vazhdoi më tej me prezantimin e aktiviteteve të projektit dhe rezultatet e pritura të tij. Eventi vazhdoi me prezantimet e partnerëve të tjerë, të cilët kanë për të kryer studime në fushën e akuakulturës. Z.Simo Ribaj kryetar i shoqatës SEEP Albania prezantoi rolin e tij si partner në këtë projekt dhe sqaroi objektivat dhe rëndësinë e rezultateve si dhe mundësinë e integrimit të tyre në planifikim për shtimin e vlerës së produkteve të detit.

Kryetari i Shoqatës së Peshkimit Z.Astrit Aliaj gjithashtu sqaroi në lidhje me rezultatet e
projektit me biznesin e bujqësisë detare dhe mënyrën se si këto do të japin ndikim në këtë
fushë. Në vazhdim të takimit pati diskutime interaktive ndërmjet pjesëmarrësve dhe partnerëve të projektit. Eventi u mbyll me pyetjet e pjesëmarrësve , të cilët morën përgjigje nga partnerët e projektit. Pjesëmarrësit vlerësuan projektin dhe rëndësinë e tij për zhvillimin dhe ruajtjen e fushës së akuakulturës.

“Projekti ECO-FISH po implementohet në kuader të programit të bashkëpunimit
ndërkufitar Interreg IPA II “Greqi – Shqipëri 2014 – 2020” dhe ështv bashkëfinancuar
nga Unioni European dhe fondet kombëtare të vendeve pjesëmarrëse

Shkarko njoftim
top